TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2025, 16:53

Pësoi dëmtim të frikshëm dhe përfundoi në spital, Frozinone jep informacion për gjendjen e Alen Sherrit

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi dëmtim të frikshëm dhe përfundoi në spital,

Alen Sherri pësoi dje një dëmtim të frikshëm në minutën e 80, ndërsa Frozinone u përball me Monzën. Portieri i Kombëtares u dërgua në spital pas përplasjes me shokun e skuadrës.

Skuadra e Serisë B ka njoftuar se Sherri la spitalin sot në mëngjes. Në anën tjetër do i nënshtrohet disa ekzaminimeve.

Frozinone njofton se Alen Sherri, pas një përplasje gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë, u largua këtë mëngjes nga spitali në Monza në gjendje të qendrëueshme. Futbollisti pësoi disa fraktura në fytyrë, për të cilat do të ketë ekzaminime të tjera”, shkruan klubi italian.

Alen Sherri është i huazuar te Frozinone. Këto të fundit kaluan dje Monzën pasi fituan minimalisht. Kështu do të luajnë në fazën e 1/16 të Kupës së Italisë.

alen sherri portieri shqiptar frozinone

Lini një Përgjigje