
Një Kupë Bote për Klube çdo dy vjet, e zgjeruar me 48 ekipe në vend të çdo katër vite, me 32 pjesëmarrës!
Ky është plani në tryezën e presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, sipas gazetës angleze “The Guardian”. Sipas rindërtimit të gazetës britanike, FIFA do të shqyrtojë idenë e organizimit të Kupës së Botës për Klube çdo dy vjet duke filluar nga viti 2029.
Kupa e ardhshme e Botës për Klube do të zhvillohet pas katër vitesh, në vitin 2029, pas turneut të parë me 32 ekipe këtë verë në Shtetet e Bashkuara, por disa nga klubet e mëdha evropiane thuhet se po ushtrojnë presion mbi FIFA-n për ta transformuar turneun në një ngjarje dyvjeçare me më shumë ekipe, duke dyfishuar kështu të ardhurat.
Lini një Përgjigje