TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2026, 20:35

Murinjo dhe Reali “shtrëngojnë duart”, tekniku portugez rikthehet për herë të dytë në stolin madrilen; zyrtarizimi javën e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti
Murinjo dhe Reali “shtrëngojnë duart”, tekniku portugez
florentino perez-zhoze murinjo

Trajneri portugez Zhoze Murinjo ka nënshkruar kontratën për të marrë drejtimin e Realit të Madridit sezonin e ardhshëm dhe pritet të zyrtarizohet në detyrë sapo Florentino Pérez të konfirmohet fitues i zgjedhjeve presidenciale të klubit më 7 qershor. Lajmi është raportuar nga gazetari David Ornshtein i “The Athletic”.

Sipas raportimit, emërimi i “Special One” do të ishte bërë publik më herët, por procesi është shtyrë për shkak të zhvillimit të garës presidenciale në klub.

Murinjo, 63 vjeç, ka firmosur kontratën javën e kaluar dhe pritet të rikthehet në kryeqytetin spanjoll me një marrëveshje që do ta mbajë në krye të skuadrës “merengues” deri në qershor të vitit 2029.

Presidenti i Realit, Florentino Pérez, e ka përzgjedhur Murinjon si trajnerin e ardhshëm të ekipit. Pérez, 79 vjeç, shpalli zgjedhjet presidenciale më 12 maj, ndërsa votimi do të zhvillohet më 7 qershor. Njoftimi zyrtar për emërimin e trajnerit pritet pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Ky do të jetë mandati i dytë i Murinjos në drejtimin e Realit të Madridit. Gjatë periudhës së tij të parë në krye të skuadrës madrilene, ai fitoi një titull të La Ligës dhe një Kupë të Mbretit.

zhoze murinjo trajneri portugez reali i madridit

Lini një Përgjigje