TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2026, 19:51

Elbasani pranë goditjes së parë në merkaton e verës, afron firma me një nga talentet e mëdhenj të futbollit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Elbasani pranë goditjes së parë në merkaton e verës,
ledio tresa, elbasani

Elbasani ka nisur punën për ndërtimin e një skuadre më konkurruese për sezonin e ri, ndërsa drejtuesit e klubit kanë hedhur hapat e parë në merkaton verore. Burime pranë klubit bëjnë me dije se verdheblutë kanë identifikuar të paktën tre lojtarë për të përforcuar ekipin, me negociatat që kanë avancuar ndjeshëm për disa prej tyre.

Në krye të listës së afrimeve duket se është sulmuesi Ledio Tresa. Futbollisti, i cili së fundmi mbylli bashkëpunimin me Laçin, është shumë pranë transferimit te Elbasani dhe mund të jetë një nga lëvizjet e para zyrtare të merkatos verore për klubin elbasanas.

Sipas informacioneve të siguruara, drejtuesit e Elbasanit i kanë paraqitur tashmë ofertën lojtarit dhe bisedimet mes palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare. Mbeten për t’u zgjidhur vetëm detajet e fundit përpara se marrëveshja të marrë formë zyrtare.

Klubi e konsideron Tresën një element me potencial për të rritur forcën sulmuese të skuadrës, duke e parë atë si një pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ardhshëm. Nëse gjithçka shkon sipas planit, zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë në ditët në vijim

elbasani ledio tresa

Lini një Përgjigje