TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2026, 19:23

Vllaznia e femrave fiton titullin e 13-të radhazi kampion, vajzat shkodrane shkojnë si favorite drejt Champions League

Shkruar nga Pamfleti
Vllaznia e femrave fiton titullin e 13-të radhazi kampion, vajzat shkodrane
vllaznia e femrave

Vllaznia vazhdon të shkruajë historinë në futbollin e femrave në Shqipëri. Skuadra shkodrane është shpallur kampione e vendit për të 13-in sezon radhazi, pasi mposhti Apoloninë në finalen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Dominimi i vajzave të Vllaznisë gjatë këtij sezoni ka qenë i padiskutueshëm. Ekipi e mbylli kampionatin me 15 fitore dhe vetëm një barazim, ndërsa regjistroi një golavarazh mbresëlënës prej 124 golash të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.

Në fazën “Final 4”, Vllaznia siguroi fillimisht kualifikimin në finale pas fitores së thellë 6-1 ndaj Gramshit. Në ndeshjen vendimtare për titullin, shkodranet triumfuan ndaj Apolonisë falë golave të Doçit në pjesën e parë dhe Dedës në pjesën e dytë.

Me këtë sukses, Vllaznia siguron jo vetëm trofeun e 13-të radhazi kampion, por edhe pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve, ku do të renditet në vazon e skuadrave favorite gjatë shortit.

Edhe Apolonia do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën europiane. Skuadra fierake do të marrë pjesë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve në rrugëtimin e ekipeve jo-kampione, ku do të pozicionohet në vazon e skuadrave jofavorite.

vllaznia e femrave kampionet e shqipërisë

Lini një Përgjigje