Grupi B i Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik, konsiderohet një nga grupet më të balancuara të turneut. Në të bëjnë pjesë Kanadaja, Bosnja dhe Hercegovina, Zvicra dhe Katari, ndërsa diferencat mes skuadrave pritet të jenë minimale.
Zvicra: Forca e përvojës
Zvicra hyn në këtë grup me një avantazh të vogël falë përvojës së madhe në skenën botërore. Kombëtarja helvetike ka marrë pjesë në 12 faza finale të Kupës së Botës, me arritjen më të mirë vendin e katërt në vitin 1954.
Në tre edicionet e fundit të Botërorit (2014, 2018 dhe 2022), Zvicra e kaloi fazën e grupeve, duke arritur në çerekfinale në vitet 2014 dhe 2022.
Ekipi zviceran është konsoliduar si një nga përfaqësueset më të qëndrueshme të futbollit evropian. Kualifikimi për në Botërorin 2026 erdhi pas një fushate bindëse, ku Zvicra përfundoi në vendin e parë të grupit kualifikues të UEFA-s.
26 Namen – Ein grosses Ziel ???? Unser Kader für den Sommer ????????
— ???????? Nati (@nati_sfv_asf) May 20, 2026
26 noms – Un grand objectif. Notre sélection pour l’été.
26 nomi – Un grande obiettivo. La nostra squadra per l’estate. pic.twitter.com/0TbEWMtnot
Kanadaja: Vendi organizator me ambicie të mëdha
Kanadaja synon të shfrytëzojë maksimalisht statusin e vendit organizator. Sfida e parë kundër Bosnjës dhe Hercegovinës më 12 qershor në Toronto konsiderohet vendimtare për moralin dhe shanset e ekipit për të kaluar në fazën tjetër.
Kanadezët kërkojnë të arrijnë për herë të parë në historinë e tyre në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Në dy paraqitjet e mëparshme, në vitet 1986 dhe 2022, ata nuk arritën të regjistronin asnjë fitore.
Pjesëmarrja e parë e Kanadasë në një Botëror daton në vitin 1986, kur u eliminua në fazën e grupeve pa shënuar gol. Rikthimi erdhi pas 36 vitesh, në Katar 2022, ku skuadra tregoi nivel konkurrues dhe realizoi golin e parë në historinë e saj në Kupën e Botës.
Për Botërorin 2026, Kanadaja siguroi pjesëmarrjen automatikisht si një nga tre vendet organizatore, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën.
Bosnja dhe Hercegovina: Rikthim pas një rruge të vështirë
Bosnja dhe Hercegovina mund të përfitojë nga balanca e grupit, por përballet me një sfidë të madhe. Skuadra mbështetet ende te përvoja e sulmuesit veteran Edin Džeko, ndërsa aftësia për të kontrolluar mesfushën do të jetë vendimtare për suksesin e saj.
Boshnjakët morën pjesë për herë të parë në Kupën e Botës në vitin 2014, kur siguruan kualifikimin si shtet i pavarur. Edhe pse u eliminuan në fazën e grupeve në Brazil, ata regjistruan fitoren e parë historike në këtë kompeticion dhe lanë përshtypje pozitive.
Kualifikimi për Botërorin 2026 erdhi pas një rruge dramatike. Fillimisht Bosnja përfundoi e dyta në grupin kualifikues dhe më pas siguroi biletën përmes ndeshjeve “play-off”, duke eliminuar Italinë pas ekzekutimit të penalltive në finalen e barazhit.
Selektor Sergej Barbarez odabrao je 26 reprezentativaca koji će predstavljati Bosnu i Hercegovinu na Svjetskom prvenstvu u SAD, Kanadi i Meksiku.#NFSBiH #zmajevi #FIFAWorldCup2026 #dreambigdreambih pic.twitter.com/tnmmSNEXYx
— NFS BIH (@NFSBiH) May 11, 2026
Katari: Në kërkim të surprizës
Katari konsiderohet skuadra më pak favorite e grupit, por synon të sfidojë pritshmëritë.
Futbolli i këtij vendi ka njohur zhvillim të ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Arritjet më të mëdha mbeten triumfet në Kupën e Azisë në vitet 2019 dhe 2023, të cilat e kanë vendosur Katarin mes forcave kryesore të kontinentit.
Pjesëmarrja në Kupën e Botës 2022 si vend organizator shënoi debutimin historik të Katarit në këtë kompeticion. Botërori 2026 do të jetë edhe më i rëndësishëm, pasi për herë të parë kombëtarja siguroi kualifikimin përmes eliminatoreve dhe jo si organizatore.
Katari fitoi grupin e tij në raundin e katërt të kualifikueseve aziatike, duke lënë pas rivalë si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani.
Programi i ndeshjeve të Grupit B
Raundi i parë
12 qershor 2026: Kanada – Bosnjë dhe Hercegovinë (Toronto, 22:00)
13 qershor 2026: Katar – Zvicër (San Francisko, 01:00)
Raundi i dytë
18 qershor 2026: Zvicër – Bosnjë dhe Hercegovinë (Los Anxhelos, 22:00)
19 qershor 2026: Kanada – Katar (Vankuver, 01:00)
Raundi i tretë
24 qershor 2026: Zvicër – Kanada (Vankuver, 22:00)
24 qershor 2026: Bosnjë dhe Hercegovinë – Katar (Siatëll, 22:00)/"Newsbomb.gr", përshtati në shqip, Pamfleti
Lini një Përgjigje