TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2026, 10:27

Miqësoret me Luksenburgun dhe Izraelin, kombëtaren në 'Air Albania' do ta gjykojnë arbitrat nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti
Miqësoret me Luksenburgun dhe Izraelin, kombëtaren në 'Air
Genc Nuza, arbitri nga Kosova

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të bëjë debutimin e tij në stolin kuqezi në dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, të cilat do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” përballë Izraelit dhe Luksemburgut.

Ndërkohë, janë bërë të ditur edhe emrat e arbitrave që do të drejtojnë këto dy përballje.

Për ndeshjen Shqipëri–Izrael, e programuar të luhet më 3 qershor në orën 20:00, arbitër kryesor është caktuar malazezi Milos Savovic. Ai do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij Marko Gojkovic dhe Vladislav Radenovic, ndërsa Juxhin Xhaja do të jetë arbitri i katërt.

Ndërkaq, drejtësinë në miqësoren Shqipëri–Luksemburg, që do të zhvillohet më 6 qershor në orën 20:00, do ta vendosë një trupë arbitrash nga Kosova. Arbitër kryesor do të jetë Genc Nuza, i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Rolin e arbitrit të katërt në këtë takim do ta mbajë Eldorjan Hamiti.

Lini një Përgjigje