TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2026, 20:42

Blof i Alban Bushit, trajneri i kombëtares U21 përfshin në listë mesfushorin që refuzon kuqezinjtë: Nuk do të luaj kurrë për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Blof i Alban Bushit, trajneri i kombëtares U21 përfshin në
blerton isufi

Një situatë e pazakontë është krijuar rreth listës së Kombëtares shqiptare U21 për ndeshjet miqësore të muajit qershor. Trajneri Alban Bushi ka përfshirë mes emrave të grumbulluar edhe mesfushorin Blerton Isufi, ndonëse vetë futbollisti ka bërë të ditur se nuk ka pranuar të luajë për Shqipërinë.

Isufi, 20 vjeç, i cili së fundmi u transferua te klubi norvegjez Molde për shumën e raportuar prej 600 mijë eurosh, konsiderohej një nga risitë e skuadrës kuqezi U21. Megjithatë, në një intervistë për “Telegrafi”, ai ka sqaruar se kontaktet me Federatën Shqiptare të Futbollit nuk kanë sjellë një marrëveshje për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Po, është e vërtetë që më kanë kontaktuar disa herë, por unë nuk i kam dhënë përgjigje pozitive. E kanë kontaktuar edhe babanë tim. Unë jam futbollist i Kosovës dhe do të vazhdoj të luaj vetëm për vendlindjen time. Nuk do të luaj kurrë për asnjë Kombëtare tjetër përveç Kosovës”, është shprehur Isufi.

Futbollisti ka zbuluar gjithashtu se ka pasur një bisedë direkte me trajnerin Alban Bushi, i cili i ka shprehur vlerësim për cilësitë e tij në fushë.

Trajneri Bushi më ka kontaktuar direkt duke më thënë se i pëlqej si lojtar. Gjithsesi e falënderoj, por do të mbetem pjesë e Kosovës”, deklaroi ai.

Isufi theksoi se mungesa e tij në këtë grumbullim të Kosovës lidhet me angazhimet në kampionatin norvegjez, i cili vazhdon aktivitetin normal gjatë kësaj periudhe.

Kam biseduar me trajnerin Hekuran Kryeziu. Ai e di situatën time në klub dhe gjithçka që ka ndodhur me Shqipërinë. Ka besim te unë dhe unë kam besim tek ai. Në këtë grumbullim nuk do të jem për shkak të angazhimeve me klubin, pasi kampionati norvegjez nuk pushon, por gjithmonë do të jem pjesë e Kosovës”, përfundoi Isufi.

 

 

 

blerton isufi mesfushori i kosovës alban bushi

Lini një Përgjigje