TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2026, 19:38

U ftua nga Maran për miqësoret e qershorit, Anis Mehmeti rrit me 1 mln euro vlerën e kartonit të tij

Shkruar nga Pamfleti
U ftua nga Maran për miqësoret e qershorit, Anis Mehmeti rrit me 1 mln
anis mehmeti

Anis Mehmeti vazhdon të rrisë vlerën e tij në futbollin anglez. Sipas përditësimit më të fundit të platformës “Transfermarkt”, sulmuesi shqiptar vlerësohet tashmë me 15 milionë euro, duke vendosur një rekord personal në karrierë.

Më herët, kartoni i 25-vjeçarit vlerësohej me 14 milionë euro, ndërsa rritja e fundit lidhet edhe me sezonin pozitiv të Ipsuiçit, klub me të cilin Mehmeti do të jetë pjesë e Premier Ligës në edicionin e ardhshëm.

Në skuadrën angleze, ai renditet si futbollisti i pestë me vlerën më të lartë në merkato, ndërsa mes lojtarëve të Kombëtares shqiptare mban vendin e parë për sa i përket vlerës në treg.

Forma e mirë e Mehmetit ka tërhequr edhe vëmendjen e stafit kuqezi. Futbollisti u grumbullua nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e muajit qershor dhe pritet të ketë më shumë hapësira në sfidat e ardhshme.

Pas aktivizimit në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Ukrainës në muajin mars, Mehmeti synon të fitojë më shumë minuta me fanllën e Shqipërisë.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje