TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2026, 16:58

Përplasje në fundin e pjesës së parë të Kukësi-Butrinti, godet me kokë “alla Zidan” kundërshtarin por falet nga arbitri (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje në fundin e pjesës së parë të
kukësi-butrinti

Fundi i pjesës së parë të ndeshjes “play-out” të Kategorisë së Parë mes Kukësit dhe Butrintit është shoqëruar me tension dhe incidente në fushën e lojës, pas një përplasjeje mes futbollistëve të dy skuadrave.

Ngjarja nisi pas një debati mes lojtarit Silva të Butrintit dhe Alison të Kukësit. Ky i fundit reagoi duke goditur me kokë kundërshtarin, në një episod që kujtoi incidentin e famshëm të Zinedin Zidan në finalen e Kupës së Botës në vitin 2006. Futbollisti i Butrintit përfundoi në tokë, ndërsa situata agravoi menjëherë.

Lojtarët dhe stafi i Butrintit protestuan ashpër ndaj veprimit, ndërsa të dy pankinat hynë në fushë duke krijuar momente kaotike. Pavarësisht se episodi ndodhi pranë arbitrit anësor, nuk pati sinjalizim nga ana e tij për një ndëshkim më të rëndë.

Në përfundim të konsultimeve, arbitri kryesor Albert Doda vendosi të ndëshkonte Alison vetëm me karton të verdhë, vendim që shkaktoi reagime nga kampi i Butrintit.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Kukësi kryeson me rezultatin 2-0.



kukësi butrinti

Lini një Përgjigje