TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2026, 13:44

Mungesa e Asanit në Kombëtare, Maran zbulon përse nuk u ftua sulmuesi

Shkruar nga Pamfleti
Mungesa e Asanit në Kombëtare, Maran zbulon përse nuk u ftua
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, doli në konferencë për shtyp pas publikimit të listës për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Tekniku kuqezi sqaroi edhe arsyen e mungesës së Jasir Asanit, ndërsa theksoi se ndryshimet e menjëhershme në ekip mund të sjellin rrezik për balancat e skuadrës.

“Jasir Asani nuk është ftuar sepse nuk ka luajtur. Unë nuk kam folur, por e kanë kontaktuar bashkëpunëtorët e mi. Ai nuk ka luajtur këtë periudhë dhe do të ishte e vështirë për të që të ishte gati për këto ndeshje.

Unë do provoj t’i jap minuta të gjithëve dhe do e shikojmë pas stërvitjeve. Unë mezi pres të nis stërvitjen. Ka vlera që të shprehim dhe vlerat e mia. Nuk ka moment më të mirë për të qenë i lumtur me këtë punë. Të gjithë e duam Kombëtaren. Kam dëshirë të madhe për të arritur objektivat.

Mendoj se është një bazë lojtarësh që kanë bërë mirë dhe kanë çuar skuadrën përpara. Ndryshimet duhet të jenë graduale. Ndryshimet e menjëhershme mund të jenë të rrezikshme. Është një bllok i cili mund të ketë ndryshime, por ato mund të jenë në funksion të përmirësimit të Kombëtares”, deklaroi Maran.

Shqipëria do të përballet me Izraelin më 3 qershor dhe me Luksemburgun më 6 qershor. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

asani kombetare maran

Lini një Përgjigje