TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2026, 11:47

Mbrojtësi e mbyll me Kombëtaren? Trajneri Maran: Nuk e di a do të luajë më me Kombëtaren

Shkruar nga Pamfleti
Mbrojtësi e mbyll me Kombëtaren? Trajneri Maran: Nuk e di a do të
Trajneri Maran

Ivan Balliu mund të mos jetë më pjesë e grumbullimeve të Kombëtares shqiptare. Trajneri Rolando Maran deklaroi në konferencë për shtyp se mbrojtësi nuk është ende i sigurt nëse do të vazhdojë të luajë me kuqezinjtë.

Tekniku i ri i Kombëtares tha se në vijim do t’i kushtojë më shumë vëmendje edhe ekipit U-21, si një mundësi për të afruar lojtarë të rinj në përfaqësuese.

“Kam folur me Balliun dhe ishte shumë i sinqertë. Nuk e di ende nëse do të luajë përe Kombëtaren. Kërkoi kohë për të vendosur dhe kjo më duket gjëja e duhur.

Ne jemi gjithmonë të uritur dhe krenarë për rezultate të mira. Kemi pasur pak kohë. Iu referova listës së pritjes që ishte dërguar. Nuk ka presione, por dëshirë për të fituar. Jo duke eksperimentuar. Nuk vjen gjithmonë nga eksperimentet rritja. Është fundi i sezonit dhe lojtarët vijnë me lodhje. Nga ajo që kam folur, kam parë shpirt sakrifice dhe kjo është ajo që na duhet.

Pasi të mbarojnë këto dy ndeshje, do kem hapësirë t’i jap vëmendje Kombëtares U-21. Ky është hapi i radhës për të pasur lojtarë në Kombëtare.

Duhet parë çfarë i shërben kombëtares. Dua të jem objektiv në zgjedhjet që bëj.

Qëllimi është të kemi një mbrojtje me 4 lojtarë dhe 3 lojtarë më ofensivë. Dua të shikoj lojtarët dhe më pas do të vendos”, u shpreh Maran.

Lini një Përgjigje