TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2026, 22:03

Dellova largohet nga grumbullimi, rikthehet Fazliji; Kosova me ndryshime të detyrueshme për miqësoret e qershorit

Shkruar nga Pamfleti
Dellova largohet nga grumbullimi, rikthehet Fazliji; Kosova me ndryshime të
kombëtarja e kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka mbetur pa shërbimet e Lumbardh Dellovës për ndeshjet e ardhshme miqësore, pasi futbollisti është larguar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi të pësuar me klubin e tij, CSKA Sofia.

Dellova u dëmtua në ndeshjen e zhvilluar të hënën kundër Ludogorets, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore të kryera nga stafi i Kombëtares është konstatuar se ai ka pësuar frakturë në shputën e këmbës.

Sipas stafit mjekësor, periudha e rikuperimit do të jetë më e gjatë sesa kohëzgjatja e këtij grumbullimi, duke e bërë të pamundur aktivizimin e tij në sfidat e planifikuara.

Ndërkohë, Kosovës nuk do t’i bashkohet as Edon Zhegrova, i cili mungon për arsye personale.

Nga ana tjetër, trajneri i “Dardanëve” ka marrë një lajm pozitiv me rikthimin e Betim Fazlijit. Mesfushori i skuadrës zvicerane St. Gallen do t’i bashkohet ekipit kombëtar nga 28 maji, duke u rikthyer me fanellën e Kosovës pas një periudhe të gjatë mungese.

Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë nesër përgatitjet për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës. Seanca e radhës stërvitore do të mbahet në orën 11:30 në Kampin Nacional në Hajvali.

lumbardh dellova betim fazliji kosova miqësoret e qershorit

Lini një Përgjigje