Në Meksikë do të zhvillohen 13 ndeshje, po aq edhe në Kanada, ndërsa 78 në Shtetet e Bashkuara.
Kupa e Botës 2026 përgatitet të hyjë në histori, pasi për herë të parë në historinë e kompeticionit, trofeu më i rëndësishëm i futbollit do të diskutohet nga 48 kombëtare, në një turne të organizuar bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.
Në Meksikë do të zhvillohen 13 ndeshje, po aq edhe në Kanada, ndërsa 78 do të luhen në Shtetet e Bashkuara. Me formatin e ri të zgjeruar, festa e futbollit do të ofrojë gjithsej 104 ndeshje, krahasuar me 64 që zhvilloheshin në edicionet e mëparshme, duke e çuar kohëzgjatjen e Botërorit në 40 ditë.
Ndeshja hapëse është planifikuar për më 11 qershor në stadiumin legjendar “Azteca” në Mexico City, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet të dielën, më 19 korrik 2026, në stadiumin “New York–New Jersey” në Nju Xhersi, ku do të shpallet kampioni i ri i botës.
Jordania, Curaçao, Uzbekistani dhe Kepi i Gjelbër do të marrin pjesë për herë të parë në një Kupë Bote.
Vëmendja tani është përqendruar te programi i Botërorit, me fazën e grupeve që nis më 11 qershor dhe me ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Kalendari i ndeshjeve në ditët në vijim është tepër i ngjeshur, pasi do të zhvillohen përballje të rëndësishme në të gjitha grupet, me kombëtare tradicionale dhe skuadra ambicioze që futen herët në garë për kualifikim.
Faza e grupeve do të përfundojë më 28 qershor, kur do të jenë përcaktuar ekipet që avancojnë më tej. Më pas turneu hyn në fazën më kërkuese, me ndeshjet e raundit të 32 skuadrave që do të zhvillohen nga 28 qershori deri më 3 korrik.
Pas kësaj do të zhvillohet faza e 1/8-ve nga 4 deri më 7 korrik, ndërsa çerekfinalet do të luhen nga 9 deri më 12 korrik. Dy gjysmëfinalet janë caktuar për më 14 dhe 15 korrik, në ndeshje që do të përcaktojnë finalistët e turneut.
Turneu do të mbyllet më 19 korrik me finalen e madhe, ndërsa një ditë më parë, më 18 korrik, do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë. Pas më shumë se një muaji ndeshjesh radhazi, Botërori do të arrijë kulmin, me të gjitha kombëtaret që synojnë një vend në sfidën më të rëndësishme të turneut.

Botërori 2026: Programi i detajuar i fazës së grupeve
11 qershor
22:00 Meksikë – Afrikë e Jugut, Grupi A
12 qershor
05:00 Koreja e Jugut – Çekia, Grupi A
22:00 Kanada – Bosnje-Hercegovinë, Grupi B
13 qershor
04:00 SHBA – Paraguaj, Grupi D
07:00 Australi – Turqi, Grupi D
22:00 Katar – Zvicër, Grupi B
14 qershor
01:00 Brazil – Marok, Grupi C
04:00 Haiti – Skoci, Grupi C
20:00 Gjermani – Curaçao, Grupi E
23:00 Holandë – Japoni, Grupi F
15 qershor
02:00 Bregu i Fildishtë – Ekuador, Grupi E
05:00 Suedi – Tunizi, Grupi F
19:00 Spanjë – Kepi i Gjelbër, Grupi H
22:00 Belgjikë – Egjipt, Grupi G
16 qershor
01:00 Arabia Saudite – Uruguaj, Grupi H
04:00 Iran – Zelanda e Re, Grupi G
07:00 Austri – Jordani, Grupi J
22:00 Francë – Senegal, Grupi I
17 qershor
01:00 Irak / Bolivi – Norvegji, Grupi I
04:00 Argjentinë – Algjeri, Grupi J
20:00 Portugali – Republika Demokratike e Kongos, Grupi K
23:00 Angli – Kroaci, Grupi L
18 qershor
02:00 Ganë – Panama, Grupi L
05:00 Uzbekistan – Kolumbi, Grupi K
07:00 Çeki – Afrikë e Jugut, Grupi A
22:00 Zvicër – Bosnje-Hercegovinë, Grupi B
19 qershor
01:00 Kanada – Katar, Grupi B
04:00 Meksikë – Koreja e Jugut, Grupi A
07:00 Turqi – Paraguaj, Grupi D
22:00 SHBA – Australi, Grupi D
20 qershor
01:00 Skoci – Marok, Grupi C
04:00 Brazil – Haiti, Grupi C
07:00 Tunizi – Japoni, Grupi F
20:00 Holandë – Suedi, Grupi F
23:00 Gjermani – Bregu i Fildishtë, Grupi E
21 qershor
03:00 Ekuador – Curaçao, Grupi E
19:00 Spanjë – Arabia Saudite, Grupi H
22:00 Belgjikë – Iran, Grupi G
22 qershor
01:00 Uruguaj – Kepi i Gjelbër, Grupi H
04:00 Zelanda e Re – Egjipt, Grupi G
20:00 Argjentinë – Austri, Grupi J
23 qershor
00:00 Francë – Irak / Bolivi, Grupi I
03:00 Norvegji – Senegal, Grupi I
06:00 Jordani – Algjeri, Grupi J
20:00 Portugali – Uzbekistan, Grupi K
23:00 Angli – Ganë, Grupi L
24 qershor
02:00 Panama – Kroaci, Grupi L
05:00 Kolumbi – Republika Demokratike e Kongos, Grupi K
22:00 Zvicër – Kanada, Grupi B
22:00 Bosnje-Hercegovinë – Katar, Grupi B
25 qershor
01:00 Marok – Haiti, Grupi C
01:00 Skoci – Brazil, Grupi C
04:00 Afrika e Jugut – Koreja e Jugut, Grupi A
04:00 Çeki – Meksikë, Grupi A
26 qershor
02:00 Tunizi – Holandë, Grupi F
02:00 Japoni – Suedi, Grupi F
05:00 Turqi – SHBA, Grupi D
05:00 Paraguaj – Australi, Grupi D
22:00 Norvegji – Francë, Grupi I
22:00 Senegal – Irak / Bolivi, Grupi I
27 qershor
03:00 Kepi i Gjelbër – Arabia Saudite, Grupi H
03:00 Uruguaj – Spanjë, Grupi H
06:00 Zelanda e Re – Belgjikë, Grupi G
06:00 Egjipt – Iran, Grupi G
28 qershor
00:00 Panama – Angli, Grupi L
00:00 Kroaci – Ganë, Grupi L
02:30 Kolumbi – Portugali, Grupi K
02:30 Republika Demokratike e Kongos – Uzbekistan, Grupi K
05:00 Algjeri – Austri, Grupi J
05:00 Jordani – Argjentinë, Grupi J
Lini një Përgjigje