TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2026, 15:13

Ernest Muçi jashtë listës së Maran për miqësoret e qershorit, sulmuesi i dërgon “sms” trajnerit të kombëtares

Shkruar nga Pamfleti
Ernest Muçi jashtë listës së Maran për miqësoret
ernest muçi-rolando maran

Ernest Muçi do t’i mungojë Kombëtares shqiptare në dy ndeshjet miqësore të muajit qershor për shkak të një dëmtimi. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave e trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, shkruan Muçi.

Ndryshe nga rastet e mëparshme, kur mungesat e tij nuk janë shoqëruar me reagime publike në raport me trajnerin Silvinjo, këtë herë lojtari ka zgjedhur të komunikojë vetë situatën e tij. Sulmuesi me origjinë nga Pogradeci pritet të rikthehet së shpejti në fushë me fanellën kuqezi.

Muçi vjen pas një sezoni pozitiv në futbollin turk, ku spikati me paraqitjet e tij te Trabzonspori. Performancat bindëse bënë që klubi turk të investojë për blerjen përfundimtare të kartonit të tij nga Beshiktashi për rreth 8.5 milionë euro.

Ernest Muçi jashtë listës së Maran për miqësoret

ernest muçi sulmuesi i kombëtares rolando maran trajneri i kombëtares

Lini një Përgjigje