Ndeshja hapëse e Botërorit do të zhvillohet më 11 qershor në “Mexico City”, ku vendi organizator Meksika do të përballet me Afrikën e Jugut.
Grupi A i Kupës së Botës 2026 sjell një përballje mes katër përfaqësueseve me histori dhe tradita të ndryshme futbollistike. Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut dhe Çekia siguruan pjesëmarrjen në fazën finale përmes rrugëve të ndryshme kualifikuese dhe synojnë një vend në fazën me eliminim direkt.
Meksika: Organizatorja me traditë të pasur
Meksika do të marrë pjesë për herë të 18-të në një Kupë Bote dhe numëron 60 ndeshje në fazat finale të turneut. Arritja e saj më e mirë mbetet kualifikimi në çerekfinale në vitet 1970 dhe 1986, kur ishte organizatore e kompeticionit.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Havier Agirre dhe kapiteni Edson Alvarez synon një paraqitje të suksesshme në Botërorin e tretë që organizon vendi, këtë herë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.
Lista përfundimtare e ekipit kombëtar pritet të shpallet më 1 qershor 2026.
Afrika e Jugut: Rikthimi i “Bafana Bafana”
Afrika e Jugut rikthehet në Kupën e Botës pas 16 vitesh mungesë. Kjo do të jetë pjesëmarrja e katërt e saj në turne, pas paraqitjeve në vitet 1998, 2002 dhe 2010.
Nën drejtimin e trajnerit belg Hugo Brus, skuadra siguroi kualifikimin duke përfunduar e para në grupin e saj në eliminatoret afrikane. Edhe pse shënoi vetëm 15 gola në 10 ndeshje, më pak se çdo fituese tjetër grupi në zonën CAF, Afrika e Jugut tregoi organizim të fortë mbrojtës dhe grumbulloi 18 pikë.
Në historinë e Botërorit, “Bafana Bafana” nuk ka arritur kurrë të kalojë fazën e grupeve. Në vitin 2010, kur organizoi turneun, barazoi me Meksikën, mposhti Francën dhe humbi ndaj Uruguait.
South Africa have named their squad for the 2026 World Cup. ????????????
— Micky Jnr (@MickyJnr__) May 27, 2026
They’ve been drawn into a tricky Group A alongside Mexico, Czech Republic and South Korea.
???????????? ???????????????????????????????? ????????????: can this generation step up and finally break through the group stage barrier?… pic.twitter.com/DEqhBaj1qq
Koreja e Jugut: Vazhdimësia më e gjatë në Azi
Koreja e Jugut vazhdon serinë e saj të pjesëmarrjeve në Kupën e Botës. Botërori 2026 do të jetë i 11-ti radhazi dhe i 12-ti në total për përfaqësuesen aziatike.
Në edicionin e fundit, koreanët arritën deri në fazën e 1/8-ave, ku u eliminuan nga Brazili. Arritja më e madhe në histori mbetet vendi i katërt në Botërorin 2002, të organizuar bashkë me Japoninë.
Trajneri aktual Hong Myung-bo, ish-kapiten i ekipit të vitit 2002, drejton një skuadër që siguroi kualifikimin pa humbje, por që humbi pikë të rëndësishme në përballjet me Palestinën, Omanin dhe Jordaninë gjatë eliminatoreve.
Mes emrave më të njohur të ekipit janë Son Heung-min, Lee Kang-in, Hwang Hee-chan dhe Kim Min-jae.
Çekia: Rikthimi pas dy dekadash
Çekia siguroi kualifikimin për Botërorin 2026 pasi mposhti Danimarkën me penallti në fazën “play-off” të UEFA-s. Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e saj në Kupën e Botës që nga viti 2006.
Nëse llogariten edhe paraqitjet si Çekosllovaki, bëhet fjalë për pjesëmarrjen e shtatë në historinë e vendit. Çekosllovakia ishte finaliste e Botërorit në vitet 1934 dhe 1962.
Përfaqësuesja çeke konsiderohet një nga pretendente kryesore për vendin e dytë në grup, në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Korenë e Jugut.
???????????? South Korea have announced their squad for the 2026 FIFA World Cup.
— World Cup HQ (@WorldCup26HQ) May 16, 2026
Their schedule is as follows:
???????? Czech Republic | June 11
???????? Mexico | June 18
???????? South Africa | June 24 pic.twitter.com/dg1Jju2blq
Kalendari i Grupit A
Java e parë
11 qershor 2026
Meksikë – Afrikë e Jugut (Mexico City) – ndeshja hapëse e Botëroit
12 qershor 2026
Kore e Jugut – Çeki (Guadalajara)
Java e dytë
18 qershor 2026
Çeki – Afrikë e Jugut (Atlanta)
19 qershor 2026
Meksikë – Kore e Jugut (Guadalajara)
Java e tretë
25 qershor 2026
Afrikë e Jugut – Kore e Jugut (Monterrey)
Çeki – Meksikë (Mexico City)/"Newsbomb.gr", përshtati në shqip, Pamfleti
Lini një Përgjigje