TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2024, 22:06

Mori skenën si palaço cirku, Vinisius nuk kursehet nga tifozeria e Realit në ndeshjen kundër Milanit në Champions (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mori skenën si palaço cirku, Vinisius nuk kursehet nga tifozeria e

Duhet të ishte mbrëmja e hakmarrjes nga Vinisius Zhunior pas humbjes së thellë në “El Clasico” dhe mosfitimit të “Topit të Artë”, por është kthyer në një skeç kinematografik me nota humori nata e tij ndaj Milanit në Champions League.

Në fakt, në rrjetet sociale, braziliani është gozhduar edhe nga tifozë të Realit të Madridit që i ka ardhur turp nga sjellja e brazilianit në fushë dhe sidomos nga disa gjeste të tij që po kthehen të dëmshme për ekipin dhe sidomos po njollosin edhe lavdinë dhe prestigjin e klubit.

Vini Zhunior shënoi gol me penallti, një 11 metërsh i fituar pak me hile dhe hedhje në fakt, por nuk është ai thelbi i ndeshjes ndaj Milanit. Pati të paktën 3 episode që e bënë mbrëmjen e tij të dukej ajo e një fëmije të llastuar në maksimum, siç e quajnë shumica.

Në fillim donte të bënte një driblim qesharak ndaj Emerson Rojal duke e lënë topin aty (e bëri edhe në “El Clasico”) më pas Menjo i preku pak thembrën, teksa po niste lojën dhe u shtri në fushë dhe nisi të simulonte sikur e kishin goditur me shqelma ose sikur kishte plasur ndonjë kapsoll pranë tij.

Së fundmi, dy veprime: një presing ndaj Tomorit dhe marrja e këmbëve dhe fjala “i çmendur” drejtuar arbitrit, qe e kurseu dhe nuk i dha karton të kuq por vetëm të verdhë.

vinisius zhunior sulmuesi brazilian tifozët e realit të madridit

Lini një Përgjigje