TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2024, 19:25

Shqipëria luan dy finale të rëndësishme në nëntor, Silvinjo shpall të premten listën e lojtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria luan dy finale të rëndësishme në nëntor,

 

Shqipëria do të luajë dy finale shumë të rëndësishme në muajin nëntor për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë më 16 nëntor dhe më 19 nëntor me Ukrainën, atje ku dy fitore na dërgojnë në vendin e parë.

Me shumë interes pritet lista këtë herë nga Silvinjo për dy arsye. E para pasi bëhet fjalë për dy finale me rëndësi të madhe.

Nëse më parë Liga e Kombeve nuk ka shkaktuar shumë interes, këtë herë për faktin se aventura po vjen drejt fundit, interesi është rritur së tepërmi.

Arsyeja e dytë është lista e dëmtimeve. Shumë dëmtime ka te lojtarët e Shqipërisë, ndërsa për fatin e mirë Indrit Tuci dhe Kristjan Asllani janë rikuperuar, shkruan "Sport Ekspres"

Enigma mbetet për emrat që do të zëvendësojnë lojtarët që do të mungojnë për ndeshjet e nëntorit. Të gjitha këto dilema, do të shuhen ditën e premte atje ku do të mësohet edhe lista e Shqipërisë.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje