TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2024, 17:53

Sokol Cikalleshi shënon gol në Champions League, sulmuesi shqiptar “tallet” me portierin kundërshtar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sokol Cikalleshi shënon gol në Champions League, sulmuesi shqiptar

Sokol Cikalleshi është shfaqur protagonist në Iran me ekipin e tij Traktor, në sfidën që këta të fundit po luajnë në shtëpi përballë Ravshan. Momentalisht ndeshja është 2-0 në favor të Traktor.

Ishte pikërisht Cikalleshi ai që shënoi golin e dytë për të tijtë. Pas një topi të marrë nga Torabi, shoku i ekipit, shqiptari u shkëput mjaft mirë nga mbrojtja kundërshtare, duke dalë i vetëm përballë portierit.

Kur ishte një kundër një me gardianin kundërshtar, Cikalleshi e dërgoi topin në rrjetë me një goditje parabël, alla-Panenka.

Kujtojmë që kjo sfidë është e vlefshme për raundin e katërt të Champions League së Azisë. Ndërkohë që sulmuesi kavajas është kthyer në një pikë kyçe për Traktorin duke e ndihmuar në çdo kompeticion.

sokol cikalleshi sulmuesi shqiptar traktor

Lini një Përgjigje