
Edon Zhegrova në modë. Sulmuesi nga Kosova vijon të tregojë klasin e tij në Francë me Lilën, por jo vetëm, pasi po bën diferencën edhe në arenën ndërkombëtare.
Sipas asaj që shkruan “Gazzetta Dello Sport”, drejtori i Juventuesit, kristiano Xhuintoli e shikon Zhegrovën si një afrim të mundshëm për merkaton e verës. 25-vjeçari dardan dhuroi një paraqitje pozitive në ndeshjen e Champions ndaj bardhezinjve, në atë barazim të së martës me shifrat 1-1.
Për Zhegrovën do të ishte hera e parë që do luante në Serinë A, pasi deri më tani është aktivizuar në Belgjikë, Zvicër dhe Francë. Kujtojmë se ai ka një kontratë me Lilën deri në vitin 2026, por një propozim i mundshëm nga një ekip si Juventusi mund t’i ndërrojë mendjen, çka do sillte transferimin e tij në tokën torineze.
Lini një Përgjigje