
Ardian Ismajli po kalon ndoshta nisjen e sezonit më të mirë të karrierës së tij deri më tani.
Qendërmbrojtësi i Empolit, ka qenë shpesh herë në këto 11 javë të para, ndër më të mirët e sfidës, teksa forma e tij shumë e mirë, ka bërë që në mënyrë surprizuese mbrojtja e Empolit, të jetë një nga më të spikaturat në Serinë A.
Forma shumë pozitive që Ismajli po kalon, ka rënë në sytë e shumë klubeve evropiane, mbi të gjitha Interi dhe Juventusi, kanë nisur garën mes tyre në merkato për të, sipas mediave italiane.
Por jo vetëm kaq, sipas faqes së mirënjohur italiane, “Tuttomercatoweb”, Ardian Ismajli, është përzgjedhur si mbrojtësi më i mirë i 11 javëve të para në Serinë A.
Ky klasifikim është bërë bazuar mbi vlerësimet e Ismajlit, ndeshje pas ndeshje, që kanë bërë që ai të renditet edhe përpara mbrojtësve të Interit, dyshes Dimarko, Bastoni, si dhe Buonxhornon e Napolit, që janë nga 3 mbrojtësit më në zë në Itali për momentin.
Lini një Përgjigje