
Gugash Magani do të jetë ai që do të zërë vendin e Bledi Shkëmbit në pankinën bardheblu….
Magani pak javë më parë u largua nga drejtimi i Lushnjës në Kategorinë e Parë …
Njoftimi:
Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana.
Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu trajnerin Gugash Magani.
Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardh’e blu. Ai së bashku me Zv. trajnerin Klodian Dervishi kanë marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të ditës së sotme.
Lini një Përgjigje