
Dy gjigandët e Champsion League, Real Madrid e Milan do të përballen sonte në mitikun e “Santiago Bernabeu”. Ndeshja pritet të jetë një spektakël i vërtetë.
Ndërkohë që janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Carlo Ancelotti ka vendosur të përdorë formulën 4-3-3, me portën që do të mbrohet nga ukrainasi Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Lucas Vazquez e Ferlan Mendy, me qendrën që mbulohet nga Militao e Rudiger. Në mesfushë janë vendosur Valverde, Tchouameni e Luka Modric, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe e Vinicius Junior.
Në krahun tjetër, portugezi Paolo Fonseca i ka rreshtuar “Djajtë” e tij gjithashtu me formulën 4-3-3, me “gardianin” francez Mike Maignan, që ruan si zakonisht portën. Theo Hernandez dhe Emerson Royal qëndrojnë në krahët e mbrojtës, me qendrën që mbulohet nga Tomori e Thiaë. Në mesfushë pozicionohen Musah, Fofana e Reijnders, ndërsa sulmi plotësohet nga Christian Pulisic, Alvaro Morata e Rafael Leao.

Lini një Përgjigje