TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Nëntor 2024, 12:09

Tirana shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi

Shkruar nga Pamfleti

Tirana shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi

Vetëm 12 ndeshje në Superligë, kaq ka zgjatur aventura e Bledi Shkëmbit te Tirana. Trajneri korçar është i larguar nga bardheblutë, me ambientin që nuk është i qetë në klubin më të titulluar në vend. 

Trajneri pranoi se e ka mbyllur me klubin. "E kam mbyllur me Tiranën", tha shkurtimisht trajneri.

Një fitore në 12 javë, 11 pikë dhe vendi i tretë nga fundi në klasifikim kanë sjellë një reagim të klubit.

Këtë paradite trajneri Shkëmbi është paraqitur në stërvitjen e skuadrës dhe është larguar pas pak minutash. Mes Tiranës dhe tij ka ndodhur një zgjidhje e marrëveshjes dhe diçka e tillë pritet të konfirmohet zyrtarisht nga klubi, me presidentin Refik Halili që po bën një mbledhje me skuadrën, pa praninë e Shkëmbit.

Mësohet se vetë trajnerit i është komunikuar shkarkimi dje (e hënë) në mbrëmje nga Grent Halili, zyrtari i klubit. Ka qenë humbja e fundjavës së shkuar 1-0 kundër Egnatias në Rrogozhinë ajo që ka "derdhur kupën" dhe ka sjellë shkarkimin e trajnerit.

bledi shkëmbi tirane shkarkim

Lini një Përgjigje