
Vazhdon shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në kampionatin zviceran.
Bazeli triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj Uinterthurit, teksa derbi mes Zyrihut dhe Jang Bojsit përfundoi pa fitues 0-0. Lugano triumfoi në shtëpi 2-0 ndaj Iverdon dhe me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida mes Luzernit dhe Grashopers 2-0 në favor të vendasve.
Lausane triumfoi 1-0 ndaj Servetes, ndërsa sfida mes St. Galen dhe Sion përfundoi në barazim 1-1. E në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës kanë zënë vend tre futbollistë shqiptarë.
Qendërmbrojtësi kosovar Mirlind Kryeziu është në qendër të mbrojtjes, teksa në mesfushë janë Bastien Toma dhe Xherdan Shaqiri.

Lini një Përgjigje