TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2024, 19:26

Silvinjo merr frymë lirisht, tekniku i kombëtares shqiptare mëson nga Inzagi gjendjen e Kristjan Asllanit

Shkruar nga Pamfleti
Silvinjo merr frymë lirisht, tekniku i kombëtares shqiptare mëson

Simone Inzagi dhe Silvinjo tani mund të marrin frymë lirisht. Kristjan Asllani është stërvitur ditën e sotme me pjesën tjetër të grupit, duke treguar se është rikuperuar nga problemi fizik.

Madje, Asllani është gati për ndeshjen e së mërkurës në Champions League, ku Interi do të përballet me Arsenalin. Një lajm tepër i mirë ky si për zikaltërit, por mbi të gjitha për Kombëtaren shqiptare.

Kujtojmë që Shqipëria do të përballet me Çekinë dhe Ukrainën në “Air Albania” më 16 dhe 19 nëntor. Gatishmëria e Asllanit është një lajm mjaft pozitiv, duke gëzuar kështu edhe Silvinjon.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare kristjan asllani

Lini një Përgjigje