TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2024, 17:14

“U bë mur ndaj Napolit”, mediat italiane i thurin elozhe Berat Gjimshitit: Zhvilloi ndeshjen e jetës me Atalantën

Shkruar nga Pamfleti

“U bë mur ndaj Napolit”, mediat italiane i thurin elozhe Berat

Suksesi i pastër 0-3 i Atalantës në “Maradona” po bën xhiron në Itali. Ekipi i Gasperinit ndali Napolin, me blutë që vinin si një “uragan” në këtë takim pas 5 fitoreve radhazi në Serinë A.

Atalanta jo vetëm që doli me 3 pikë nga kjo transfertë, por i dha besim edhe ekipeve të tjera se Napoli mund të ndalet. Kjo ishte fitorja e 5 radhazi për bergamasktët që tashmë e shohin veten ne vendin e tretë, 3 pikë larg Napolit kryesues.

Konte pas ndeshjes pranoi se Atalanta është për momentin një ekip më i mirë se sa ata. Njeriu i ndeshjes ishte Lukman autor i një “dopiete”, por një ndeshje monumentale zhvilloi dhe kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 7:

Bëri një ndërhyrje në limite, në zonën e rreptësisë ndaj Politanos, por kjo tregoi vetëbesimin e tij. Ngriti murin duke mos lejuar praktikisht askënd të kalojë. Mbase luajti një nga ndeshjet e tij më të mira që kur u transferua në Bergamo”, shkruan “TuttomercatoWeb”.

“U bë mur ndaj Napolit”, mediat italiane i thurin elozhe Berat

berat gjimshiti mbrojtësi kuqezi

Lini një Përgjigje