TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2024, 16:09

Dueli i mbijetesës nuk ka fitues, Bylis dhe Laçi ndajnë pikët

Shkruar nga Pamfleti

Dueli i mbijetesës nuk ka fitues, Bylis dhe Laçi ndajnë

Bylisi dhe Laçi kanë barazuar pa gola në Ballsh, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Abissnet Superiore.

Rasti i parë konkret ishte i Peraltës në minutën e 3, i cili “flirtoi” me golin, por pa mundur dot të zhbllokonte ndeshjen. Në minutëne 27, Kofi pati shansin për të realizuar, por kundërsulmi nuk u finalizua me sukses.

Kurbinasit mund të shkonin në dhomat e zhveshjes në avantazh, nëse Kofi do tregohej i saktë në minutën e 30.  Edhe në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën rastet respektive, pa rezultat. Ekipi i Dedes mbylli ndeshjen me një lojtarë më pak, pasi Ofori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë rezultat, Laçi renditet në vendin e nëntë me 11 pikë, ndërsa Bylis mbyll klasifikimin me 10 pikë.

bylis laçi abissnet superiore

Lini një Përgjigje