TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2024, 17:57

Reali kërkon të thyejë rekordin e transferimeve, madrilenët gati 200 mln euro për shërbimet e top sulmuesit

Shkruar nga Pamfleti

Reali kërkon të thyejë rekordin e transferimeve, madrilenët

Reali i Madridit raportohet se janë duke planifikuar një ofertë të madhe për të thyer rekordin e tyre të transferimeve dhe për të krijuar një ‘super skuadër’ e cila do të rivalizonte ‘Galaktikët’.

‘Los Blancos’ tashmë kanë në radhët e tyre disa prej yjeve më të spikatur në botën e futbollit, teksa kujtojmë se sezonin e kaluar ata transferuan Xhud Belingam për 113 milionë euro.

Reprezentuesi anglez u bë blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit, pas Eden Hazard, i cili kushtoi 120 milionë euro në vitin 2019.

Ndërsa tani, gjigandi spanjoll po përgatitet ta tejkalojë këtë shifër që paguan për Hazard për transferimin e një lojtari, i cili padyshim do t’i shndërronte ata në një ekip të frikshëm.

Sipas medias spanjolle “Fichajes”, Reali i Madridit është i gatshëm të ofrojë plot 200 milionë euro për të transferuar Erling Haland nga Mançester Siti.

Ky lajm vjen pasi disa media të ndryshme kanë raportuar se njëri mes dyshes braziliane Rodrigo dhe Vinisius Zhunior mund të largohet nga Madridi në të ardhmen.

Në rast se ndodh kjo, presidenti Florentino Perez planifikon që të plotësojë atë boshllëk të madh me nënshkrimin e Haland, i cili mbetet objektivi kryesor.

Kontrata aktuale e norvegjezit me kampionët e Anglisë skadon në vitin 2027, por ‘Qytetarët’ duhet të nisin sa më parë negociatat për rinovimin e tij nëse duan të shmangin largimin e tij.

reali i madridit erling haland sulmuesi norvegjez

Lini një Përgjigje