TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2024, 19:02

Asllani mbetet një “mister”, mesfushori shqiptar mes pankinës tek Interi dhe merkatos

Shkruar nga Pamfleti

Asllani mbetet një “mister”, mesfushori shqiptar mes

Goli ndaj Gjeorgjisë, dueli i fituar në distancë me Kvara, dukeshin si një bekim për Asllanin, festoi edhe Inzagi pasi këtë periudhë kërkohej një Asllani në super formë për të zëvendësuar Çalhanoglun e dëmtuar dhe përpara një kalendari asfiksues. Në mënyrë befasuese, Asllani u “zhduk”, kjo pasi mesfushori vuante një shqetësim në gju, i cili sipas mediave italiane nuk u vlerësua si duhej, duke bëri që mesfushori kuqezi të mos ishte në dispozicion të Interit, madje as për takimin kundër Venecias.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, tani stafi mjekësor shpreson që Asllani të jetë gati për dy takimet e radhës kundër Arsenalit në Champions, ose kundër Napolit në Serinë A.

Në të njëjtën kohë, emri i Asllanit vijon të jetë prezent në merkato pavarësisht se sapo rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2028. Sipas mediave italiane, Interi nuk heq dorë nga Samuele Riçi, talenti italian i Torinos. Mesfushori ka qenë dhe mbetet një prioritet i Interit, por më parë zikaltërit duhet të lirohen nga Asllani. Në këtë pikë, nuk përjashtohet opsioni që Asllani të përfshihet në negociata me një kalim të tij në Torino.

Asllani mbetet një “mister”, mesfushori shqiptar mes

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje