TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2024, 21:31

Ardian Ismajli shkëlqen sërish tek Empoli, asnjë duel i humbur me kokë dhe 34 pasime të sakta

Shkruar nga Pamfleti

Ardian Ismajli shkëlqen sërish tek Empoli, asnjë duel i humbur me

Me shiritin e kapitenit në krah, Ardian Ismajli zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze me fanelën e Empolit, në triumfin 1-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Komos. 

Ismajli u aktivizua gjatë gjithë sfidës, teksa në fund u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare regjistroi 34 pasime të sakta, teksa i fitoi të 5 duelet ajrore me kundërshtarët. Ismajli spastroi 5 herë zonën, bllokoi 2 gjuajtje të kundërshtarëve si dhe ndërpreu 3 herë aksionet. 

Ardian Ismajli shkëlqen sërish tek Empoli, asnjë duel i humbur me

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare empoli

Lini një Përgjigje