Janë mbyllur dy ndeshjet e para të raundit të katërt të Champions League, mes PSV-Girona e cila përfundoi me rezultatin 4-0 dhe Slovan Bratislava-Dinamo Zagreb që u mbyll me rezultatin 1-4.
PSV Eindhoven regjistroi fitoren e parë të Ligës së Kampionëve këtë sezon me një fitore 4-0 ndaj Girona me 10 lojtarë .
Shpresat e Gironas për të arritur në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve morën një tjetër goditje këtë të martë pasi u mundën 4-0 nga PSV Eindhoven.
Holandezët e PSV morën ndeshjen me një fillim të fortë në Phillips Stadion, pasi shënuan në 16 minutat e hapjes me anë të Ryan Flamingo. 17 minuta më vonë, rezultati do të ishte 2-0 pasi Malik Tillman gjuajti përtej Paulo Gazzaniga në portën e Gironas.
Rezultati do të mbeste i njëjtë deri në fund të pjesës së parë. Por më pas vetëm 10 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, detyra e Gironës u vështirësua edhe më shumë, pasi Arnau Martinez, i cili shënoi kundër Leganes në fundjavë, u përjashtua me të kuqe duke pas kartonit të dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.
PSV do të përfitonte vonë nga avantazhi numerik duke shënuar dy gola të tjerë. Ismael Saibari shënoi golin në minutën e 83-të, përpara se Ladislav Krejci ta fuste pa dashje topin në rrjetën e tij menjëherë pas kësaj, duke shënuar autogolin e katërt që Girona ka pësuar në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Rezultati e mban Girona në vendin e 26-të në renditjen e fazës së ligës, aktualisht, por në përfundim të raundit të katër ato do të jenë në fund të tabelës.
Në Sllovaki, Dinamo e Zagrebit gërmoi thellë për të përfunduar një rikthim 4-1 ndaj Slovan Bratislavës.
Pavarësisht se kishin zero pikë në emrin e tyre, sllovakët e Bratislavës filluan furishm duke shnuar që në minutën e 5’ me anë të David Strelec.
Megjithatë, pak minuta më vonë, në të 10’-ën, Dario Špikić shënoi golin e barazimit për Dinamon dhe nga ai moment nuk pati më ndalesa për miqtë.
Në minutën e 30’, Petar Suçiç shënoi me kokë një kros për të përmbysur rezultatin në 1-2. Rezultati do të mbeste i pandryshuar për pjesën e parë. Më pas në të dytën miqtë do të shënonin dhe dy gola të tjerë me anë të Sandro Kulenović i cili shënoi dy herë në të 54’-ën dhe 72’-ën.
Me këtë fitore, Dinamo e Zagrebit është në vendin e 10-të në tabelë dhe Slovan Bratislava është në fund të tabelës.
Lini një Përgjigje