TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Nëntor 2024, 23:10

Milani “shuplakë” Realit, City shokohet nga Sportingu; Liverpool “makineri” perfekte!

Shkruar nga Pamfleti

Milani “shuplakë” Realit, City shokohet nga Sportingu;

Ndeshjet e sotme të Champions League u shoqëruan me surpriza dhe gola. Ndeshja kryesore e natës së sotme Real Madrid-Milan u mbyll me rezultatin 1-3, me kuqezinjtë që shënuan një fitore të madhe.

Djemt e Fonsecas e nisën vrullshëm ndeshjen duke marrë avantazhin që në minutën e 12’-të me anë të Thiaw, icili shënoi golin e parë pas një asisti të amerikanit Pulisic.

11 minuta më vonë, Vinicius Junior do të barazontre gjithçka me anë të një 11 metërshi. Në kohën kur dukej se Reali do të vijonte me përmbysjet e mëdha, Milan shënoi sërish në minutën e 39’-të, me anë të Moratas i cili vulosi shifrat 1-2 për pjesën e parë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Ancelotti bëri disa ndryshime, por pa rezultat. Në minutën e 73’-të, Reijnders shënoi golin e knock-out për Realin duke vulosur shifrat 1-3 të cilat nuk do të ndryshonin deri në fund.

Me këtë rezultat Reali mbetet në vendin e 17 me 6 pikë, ndërsa Milani një vend më poshtë me po aq pikë.

Ndërkohë që në ndeshjen mes Liverpool-Bayer Leverkusen, djemtë E Arnie Slot’s treguan se janë një makineri perfekte duke fituar me rezultatin 4-0. Pjesa e aprë u mbyll me rezultatin 0-0. Më pas Liveprool futi marshin në pjesën e dytë dhe shënoi 4 herë. Me anë të Diaz në minutën e 61’, 83’ dhe 92’. Si dhe me anë të Gakpos në minutën e 63’.

Me këtë fitore Liveprool bëhet e vetmja skuadër që ka fituar të 4 ndeshjet e Champions League dhe kryeson tabelën me plot 12 pikë.

Ndërkohë që Manchester City bëri blofin përballë, Sporting duke humbur me rezultatin 4-1 në transfertë.

Edhe pse City shënoi i pari me anë të Foden në minutën e katërt, gjithçka mori mbrashpt më pas. Më minutën e 38’-të Sporting barazoi me anë të Gyokeres. Në pjesën e dytë në minutën e aprë të saj Sporting do të shokonte Cityn me golin e Araujo i cili vulosi shifrat 2-1. Më pas Gyokeres shënoi dhe dy herë të tjera nga pika e 11 metërisht në minutën e 49’ dhe 81’, duke mundur përfundimisht skuadrën e Pep me rezultatin 4-1.

Me këtë rezultat city renditet në vendin e 6 me 7 pikë ndërsa Sporting në vendin e e dytë me 10 pikë.

Në ndeshjet e tjera Juventus barazoi 1-1 me Lille, ndërsa Dortmund fitoi me rezultatin minimal 1-0 përballë Strum Graz.

Lini një Përgjigje