TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2024, 16:24

Armando Sadiku jashtëtokësor, sulmuesi kuqezi gjen rrugën e rrjetës dhe golin e 8 sezonal në Indi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armando Sadiku jashtëtokësor, sulmuesi kuqezi gjen rrugën e

Armando Sadiku protagonist. Sulmuesi shqiptar realizoi gol në Indi me fanelën e Goas, në ndeshjen ndaj Punjab.

Në minutën e 22 të takimit, lojtari i Kombëtares tundi rrjetën duke barazuar shifrat në 1-1. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 8 në kampionatin indian.

Sadiku konfirmon edhe njëherë sezonin pozitiv, teksa për të, në këtë edicion, ky është goli i tetë.

33-vjeçari, gjatë karrierës së tij është aktivizuar në Zvicër për ekipe si Lugano dhe Zyrihu, Malaga, Levante dhe Kartagjena në Spanjë dhe Bolivar në Bolivi.

armando sadiku sulmuesi shqiptar kampionati indian

Lini një Përgjigje