TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2024, 20:57

Mesfushori shqiptar nuk mjafton për Jang Bojs, belgët bëjnë surprizën e madhe përballë Aston Vilës

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar nuk mjafton për Jang Bojs, belgët bëjnë

Kanë përfunduar 2 takimet hapëse të ditës së sotme në Champions League. Rezultatet ishin surprizuese duke parë formën e ekipeve dhe nivelet.

Shaktari i Donjeckut, i cili dukej se nuk ishte më ai i dikurshmi që frikësonte në Europë ka mundur 2-1 skuadrën zviceriane të jang Bojs. “Helvetët” u futën në këtë kompeticion me shumë bujë pasi eliminuan Gallatasarajin e milionave, po nuk po paraqiten si në kampionatin vendas që e dominojnë prej vitesh. Goli i avantazhit i shqiptarit Kastriot Imeri në minutën e 27 nuk mjaftoi për fitoren e as për një pikë, madje. 

Klub Bryzh është fortesë e hekurtë në shtëpi e këtë e tregoi ndaj Junai Emeri. Martinez që shquhet për pritjen e penaltive nuk qe në gjendje të ndalte golin e kapitenit Vanaken, i cili i dha 3 pikët njërit prej klubeve më me emër në Belgjikë.

klub bryzh aston vila shaktar donjeck jang bojs champions league

Lini një Përgjigje