TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2024, 20:09

Mirlind Daku i heq fitoren nga duart ekipit të tij, sulmuesi shqiptar protagonist në Kupën e Rusisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku i heq fitoren nga duart ekipit të tij, sulmuesi shqiptar

Rubin Kazan ka barazuar përballë CSKA-së së Moskës në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Rusisë. Sfida e parë mes tyre ka përfunduar në barazim pa gola.

Protagonsit në këtë ndeshje ishte Mirlind Daku. Por protagonizmi i tij nuk ishte pozitiv. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare humbi një penallti në minutën e 89, duke i hequr skuadrës së tij mundësinë e fitores.

Kujtojmë që Daku nuk ishte titullar në këtë sfidë, por u aktivizua në minutën e 80. Ndërsa sulmuesi tjetër i Kombëtares, Marvin Çuni ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 80.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare kupa e rusisë

Lini një Përgjigje