TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2023, 20:49

Mori pjesë në eventin e organizuar nga lideri polak i ekstremit të djathtë, arbitri i finales së Champions League drejt përjashtimit

Shkruar nga Pamfleti

Mori pjesë në eventin e organizuar nga lideri polak i ekstremit

Finalja e Champions League Inter-Mançester Siti, e cila do të luhet në Stamboll më 10 qershor, u vendos para pak javësh që të arbitrohej nga gjyqtari polak Shimon Marshiniak. Sipas asaj që shkruajnë mediat, nuk përjashtohet mundësia që arbitri kryesor i takimit të mos jetë 42-vjeçari.

Polaku mund të zëvendësohet nga UEFA pas lajmit që raportonte pjesëmarrjen e tij në Poloni në një event të organizuar nga lideri i ekstremit të djathtë polak Mentzen, i njohur për pozicionet e tij homofobike dhe antisemite.

Nesër do të merret një vendim, por po shkojmë drejt zëvendësimit të Marshiniak, i cili, kujtojmë, se arbitroi edhe finalen e Botërorit të kaluar mes Argjentinës dhe Francës.

shimon marshiniak arbitri polak finalja e champions league

Lini një Përgjigje