TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2023, 16:35

Roma u mposht nga Sevilja në finalen e Ligës së Europës, Marash Kumbulla mesazh zemre për verdhekuqtë

Shkruar nga Pamfleti

Roma u mposht nga Sevilja në finalen e Ligës së Europës,

Roma humbi finalen e Ligës së Europës ndaj Seviljas me penallti, teksa spanjollët u treguan më të saktë nga 11-metrat.

Edhe pse i dëmtuar dhe me paterica, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ndodhej mbrëmjen e djeshme në Budapest.

Pavarësisht humbjes, 23-vjeçari ka reaguar me një postim në InstaStory teksa shkruan: “Përgjithmonë bashkë Roma”!

Rikujtojmë që Kumbulla iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për ligamentin, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Milanit. Mbrojtësi i Kombëtares do të qendrojë rreth 6 muaj jashtë fushave.

Roma u mposht nga Sevilja në finalen e Ligës së Europës,

marash kumbulla mbrojtësi kuqezi roma

Lini një Përgjigje