
Bajerni duket se ka nisur nga puna për të përforcuar akademinë, me kampionët e Gjermanisë që kanë prezantuar dy lojtarët e rinj.
I pari është sulmuesi i djathtë nga Kosova, Dion Berisha. 20-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së dytë të Augsburgut, ku ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira.
Sulmuesi i krahut të Kosovë U-21 ka shënuar një gol në tri ndeshje që prej vitit 2021. 20-vjeçari ka luajtur edhe për U-16 dhe U17 të Kosovës.
Së bashku me shqiptarin është edhe futbollisti i tjetër nga Augsburgu, Davide Del’Erba.
Të dy ata do të bashkohen si fillim me skuadrën e dytë të Bajernit.
Lini një Përgjigje