TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2023, 19:57

Përfundon pjesa e parë e Kupës së Shqipërisë/ Tirana dhe Egnatia “nuk ndezin”, kartoni i kuq prish planet e bardhebluve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë e Kupës së Shqipërisë/

Përfundon pjesa e parë e finales së Kupës së Shqipërisë që po luhet në “Elbasan Arena”. Tirana dhe Egnatia janë ndarë në paqe, duke i mbyllur 45 minutat e këtij takimi në barazim 0-0.

Në minutën e 14, Tirana humbi shansin e artë për të kaluar në avnatazh. Ardit Hila në një pozicion mjaft të favorshëm, i gjendur përballë portierit Sherri goditi, por nuk gjeti katërkëndorin, me topin që preku pjesën e jashtme të shtyllës dhe shkon në fundore.


Në minutën e 24, bardheblutë mbetën me 10 lojatrë. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Berisha ndërhyri ndaj Xheksonit dhe për Jorgjin nuk pati dyshime, duke nxjerrë nga loja sulmuesin e Tiranës. As VAR-i nuk i ndryshoi situatën sulmuesit që la i dëshpëruar fushën.

tirana egnatia finalja e kupës së shiqpërisë

Lini një Përgjigje