TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2023, 17:19

100 mln euro bindin Karim Benzema, francezi “divorcohet” me Realin pas 14-vitesh, gati firma me kundërshtarët e Ronaldos

Shkruar nga Pamfleti

100 mln euro bindin Karim Benzema, francezi “divorcohet” me Realin

Karim Benzema do të largohet këtë verë nga Reali i Madridit. Lajmi është bërë i ditur nga “brfootball”.

Oferta nga Arabia Saudite duket e parezistueshme për francezin. Sipas Gianluca di Marzio, sulmuesi francez do të njoftojë divorcin menjëherë pas përfundimit të La Ligës. Futbollisti ka mbajtur mbi supe për 14 vite sulmin e “Los Blancos”, duke qenë një makineri golash.

Marrëveshja, raportohet se është pothuajse e mbyllur dhe francezi do të marrë një pagë prej 100 milionë euro në vit nëse do të bashkohet me kundërshtarët e Kristiano Ronaldos, njëkohësisht kampionët e këtij sezoni në Arabinë Saudite, Al Ittihad.

Kontrata e Benzema me Realin përfundon më 30 qershor, gjë që e bën sulmuesin të largohet nga madrilenët me parametra zero.

Reali i Madridit tashmë duhet të nisë nga puna për të gjetur zëvendësuesin. Në listë janë emra si Herri Kejn, Dushan Vlahoviç dhe Viktor Osimhen.

karim benzema sulmuesi francez reali i madridit

Lini një Përgjigje