
Kohët e fundit po përflitet shumë për një largim të Karim Benzemasë nga Reali i Madridit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmuesi do të firmosë në Arabinë Saudite. Vetë Benzema ka reaguar për këto thashetheme, në galanë madhështore të gazetës spanjolle “MARCA”.
“Kam një ndeshje të shtunën, nesër do të stërvitem, kështu që për momentin do të jem në Madrid”.
E ardhmja- “Pse duhet të flas për të ardhmen time? Unë jam te Reali i Madridit. Realiteti është ndryshe, nuk është ajo që thuhet në media” – tha ai. Benzema luan te Reali prej 14-vitesh.
Lini një Përgjigje