TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2024, 18:25

Mirlind Daku në formacionin e javës në Premier Ligën e Rusisë, sulmuesi kuqezi paraqitje spektakolare me gol dhe asisit

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku në formacionin e javës në Premier Ligën e

Mirlind Daku është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 21 të Premier Ligës së Rusisë.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shkëlqeu me një gol dhe një asist në fitoren 2-1 përballë Akhmat Groznit, performancë që u vlerësua ndër më të mirat në fundjavën që lamë pas.

Daku është përzgjedhur në rolin e sulmuesit të parë në rreshtimin 4-3-3 të formacionit të javës.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ishte si gjithmonë titullar në majë të sulmit, teksa në minutën e 12 shërbeu bukur për Randjeloviç në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë.

Në minutën e 35, Daku ia doli të shënonte vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal.

Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë.

Mirlind Daku në formacionin e javës në Premier Ligën e

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje