
Boksieri shqiptar, Florian Marku pësoi mbrëmjen e djeshme humbjen e parë në karrierën si profesionist, pas 13 fitoresh radhazi.
Ishte britaniku Chris Kongo mundi boksierin shqiptar mbrëmë, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Pas humbjes përballë britanikut Chris Kongo, Marku theu heshtjen me anët të një postim në rrjetin social “Facebook”, ku shpreh se do të kthehej më i fortë se kurrë.
Marku shtoi gjithashtu se nuk i pëlqejnë justifikimet dhe se mbrëmë nuk ishte nata e tij.
“Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore por edhe në humbje. Kam shume vite pa perjetuar dicka te tille ne karrieren time. E kisha harruar kete ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurrë”, shkruan Marku.
Lini një Përgjigje