TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2024, 23:02

Suksesi i tretë radhazi, Reali kalon pengesën Bilbao dhe hedh hapin drejt titullit kampion

Shkruar nga Pamfleti

Suksesi i tretë radhazi, Reali kalon pengesën Bilbao dhe hedh hapin

Reali i Madridit ka fituar në shtëpi përballë Athletik Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të La Ligës. Sfida e zhvilluar në “Estadio Santiago Bernabéu”, përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve.

Protagonist absolut i kësaj ndeshje ishte padyshim Rodrigo. Sulmuesi brazilian ishte autori i të dy golave për madrilenët. Golin e parë, braziliani e shënoi në minutën e 8, ndërsa të dytin në minutën e 73 të sfidës.

Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 75 pikëve plot 8 më shumë se Barcelona e vendit të dytë. "Los Blancos" ‘blindojnë’ kështu kreun e renditjes. Në krahun tjetër, Bilbao mbetet në vendin e katërt me 56 pikë të grumbulluara.

reali i madrdit atletik bilbao la liga

Lini një Përgjigje