TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2024, 15:56

Goditja e famshme me kokë e Zidan, Materaci zbulon çfarë i tha legjendës franceze që e irritoi aq shumë!

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e famshme me kokë e Zidan, Materaci zbulon çfarë i tha

Pothuajse tetëmbëdhjetë vite pas finales së Kupës së Botës, Marco Materazzi tregoi për Times episodin e famshëm të përplasjes verbale me Zidane, që përfundoi me goditjen me kokë dhe përjashtimin e francezit.

Nuk përputhet me atë që ka qenë karriera ime. Ai episod nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Në tensionin e asaj finaleje të Berlinit, mes grindjeve dhe ofendimeve, Zidane më ofroi fanellën e tij dhe unë thashë jo, se preferoja motrën e tij. Më pas ai u kthye dhe reagoi siç e imagjinojnë të gjithë. Nuk e pashë më Zinedinin”, tha ai.

Në intervistë, Materazzi ka rrëfyer se i mungon dhoma e zhveshjes, e cila sipas tij i jepte ndjenjën e një familje të madhe.

Të ndash sërish fushën me njerëz si Julio Cesar, Maicon, Zanetti, Lucio, Sneijder, Cambiasso, Figo apo Diego Milito është një përzierje lumturie dhe nostalgjie. Ajo që më mungon më shumë është dhoma e zhveshjes. Kjo ndjenjë e të pasurit një familje, me njerëz me të cilët jetoni çdo ditë dhe me të cilët ndani gjithçka”, tha ai.

Materazzi theksoi vlerësimin e tij për Mourinhon, të cilin e quajti më i mirë që kishte patur gjatë gjithë karrierës së tij.

Trajneri më i mirë që kam pasur. Isha mësuar të isha i rëndësishëm, të isha kapiten, por me Mourinhon fillova të humbas rëndësinë. Por ai ishte i sinqertë me mua që në momentin e parë”, përfundoi ai.

zidane

Lini një Përgjigje