TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2024, 19:20

Liverpool apo Arsenal? Guardiola zbulon favoritin për fitimin e Premier League!

Shkruar nga Pamfleti

Liverpool apo Arsenal? Guardiola zbulon favoritin për fitimin e Premier

“Qytetarët” e Manchester City u përballën pasditen e së dielës, me “Topçinjtë” e Arsenal, me sfidën që u mbyll me rezultatin 0 me 0, duke lënë të hapur garën për fitimin e Premier League.

Pas barazimit, pa gola, një koment të shkurtër për mediat e ka bërë edhe tekniku, Pep Guardiola, i cili nuk ka vendosur të ndalet për asnjë momenti te sfida, ndaj “Topçinjve”, por zbuloi emrin e skuadrës, që sipas tij është favoritë për fitimin e titullit kampion, teksa u shpreh se kryesuesit e renditjes janë gjithmonë favoritët për të fituar titullin.

“Gjithmonë kush është i pari është favorit, i dyti është Arsenali dhe ne jemi të tretët”,- u shpreh “iberiku”, teksa kujtojmë se momentalisht, kampionatit kryesohet nga “Të Kuqtë” e Liverpool me plot 67 pikë. Pas tyre në vendin e dytë me 65 pikë renditen “Topçinjtë” e Arsenal, ndërsa menjëherë pas tyre me vetëm 1 pikë më pak vijnë “Qytetarët” e Manchester City.

guardiola

Lini një Përgjigje