TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2024, 12:55

Mirlind Daku mban 'trofeun', sulmuesi i Kombëtares është lojtari më i mirë i ekipit këtë edicion

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku mban 'trofeun', sulmuesi i Kombëtares

Mirlind Daku ka qenë shënjestër e klubeve të rëndësishëm të Premier Ligës ruse si Spartak i Moskës dhe Krasnodar, por tek Rubini e mbyllën derën.

Vetë babai i Dakut, Fehmi Daku, ka deklaruar për mediat ruse se klubi nga Kazani ka vendosur që sulmuesi i kombëtares shqiptare të mos largohet këtë sezon.

Kjo, edhe pse mediat ruse kanë shkruar se Spartaku moskovit dhe Krasnodari mund të japin 10 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Trajneri Rahimov e konsideron Dakun si shtyllën e skuadrës, dhe si njeriun e domosdoshëm në një sezon që pritet të jetë i vështirë.

Jo më kot lojtari 26-vjeçar ka shënuar 5 gola e ka shërbyer 3 asiste në 7 ndeshje të Premier Ligës ruse, ndërsa humbja pikërisht me Spartakun tregoi se klubi nga Republika autonome e Tatarstanit nuk do ta ketë të lehtë mbijetesën në elitën e futbollit rus.

Për momentin, ekipi i Dakut është në mesin e renditjes, në vendin e 8-të, por jo larg zonës që të zbret nga kategoria.

Sulmuesi ka qenë i lënduar dhe Rahimov i ka dhënë një ditë më shumë pushim sesa lojtarët e tjerë, ndërsa mbetet në dyshim për ndeshjen e kësaj të premteje ndaj Krilia Sovjetovit.

Sezonin e kaluar, Daku shënoi 10 gola e shërbeu 4 asistë, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Premier Ligës ruse.

Lini një Përgjigje