TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2024, 22:59

Reali kthehet në “ters” për Mbappe, sulmuesi “harron” si shënohet me kombëtaren!

Shkruar nga Pamfleti

Reali kthehet në “ters” për Mbappe, sulmuesi

Edhe pse ishte ëndrra e tij më e madhe, kalimi te Real Madrid nuk i ka sjellë fat sulmuesit francez Kylian Mbappe.

Ky i fundit nuk po i përmbush pritshmëritë me kombëtaren e Francës, pasi vijon te jetë ‘shterpë’ sa i takon golave të shënuar.

Francezi ka mundur të shënojë vetëm një herë në tetë ndeshjet e tij të fundit për kombëtaren e Francës, kundër Polonisë nga një goditje dënimi në Euro 2024.

Mbappe nuk arriti të gjente rrjetën në katër ndeshjet e tjera në Euro. Ai gjithashtu ngeci kundër Kanadasë në një miqësore dhe kundër Italisë në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi u fut nga stoli në pjesën e dytë kundër Belgjikës në Ligën e Kombeve, por nuk mundi të shënonte më. 25-vjeçari e ka nisur sezonin me tri gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat.

Lini një Përgjigje