TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2024, 21:24

Beshiktashi kërkon me ngulm Ismajlin, mbrojtësi pritet të bashkohet me Muçin dhe Rashicën te “shqiponjat” e Stambollit

Shkruar nga Pamfleti

Beshiktashi kërkon me ngulm Ismajlin, mbrojtësi pritet të

Zhvilloi një fazë kualifikuese fantastike, në “EURO 2024”, si dhe ishte thuajse perfekt, me lojën e tij, tek italianët e Empolit, mirëpo kjo nuk mjaftoi që “kolosi” i mbrojtjes, Ardian Ismajli të luante qoftë edhe një minutë, në Kampionatin Evropian të Gjermaniasë, aventurë që i la një “shije” shumë të hidhur.

Mirëpo, duket se lënia në stol nuk mund ta zbeh “shkëlqimin” e tij, me “legjionarin” e mbrojtjes së Komëbtares sonë, i cili është në fokusin e një ekipi goxha të njohur në Evropë e padyshim një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, me “Shqiponjat e Zeza”, të Beshiktashit, që janë vënë pas kartonit të tij.

Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Xhovani Van Bronkorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri dhe tashmë “gjigantëve” të futbollit turk i duhet vetëm të arrijë akordin me klubin e Empolit, për të bashkuar “shtatlartin” e mbrojtjes, me dy “yje” të tjerë shqiptarë, në Stamboll, Ernest Muçi e Milot Rashica.

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare beshiktash

Lini një Përgjigje